Site icon PrishtinaPress

Iniciativë në Zvicër, kushdo që jeton në Zvicër për pesë vjet duhet të ketë të drejtën e shtetësisë

Aleanca e shoqërisë civile e ashtuquajtura “Nisma për Demokraci” u lansua sot në Bernë. “Nisma për Demokraci” e kërkon një rimendim të natyralizimit.

Në iniciativën e marrë kërkohet që kushdo që jeton në Zvicër për pesë vjet duhet të ketë të drejtën e shtetësisë. Zvicra përjashton rreth një të katërtën e popullsisë së saj nga shtetësia, shkruan Indeksonline.

Sipas iniciativës, kushdo që ka jetuar në mënyrë të ligjshme në Zvicër për pesë vjet, nuk ka kryer një vepër të rëndë penale, nuk rrezikon sigurinë e brendshme dhe të jashtme të Zvicrës dhe ka njohuri bazë të një gjuhe kombëtare, duhet të ketë të drejtën e natyralizimit.

Zvicra është ende një nga vendet më të vështira për t’u natyralizuar në një krahasim me shtetet tjera evropiane.

Nisma popullore u nis nga shoqëria civile Allianz Aktion Vierviertel dhe u mbështet nga PS, të Gjelbrit, Operacioni Libero, Fondacioni për Demokraci Direkte, Campax dhe organizata të tjera./Indeksonline/

Exit mobile version