Site icon PrishtinaPress

Informacione të reja për gjendjen e Robert Fico : Presidenti i Sllovakisë ishte i pari që foli me të

Mediat sllovake pretendojnë se kryeministri sllovak është i vetëdijshëm dy ditë pas atentatit të dështuar, por është ende në gjendje të rëndë.

Presidenti i Sllovakisë, Peter Pelegrini ka pasur rastin të bisedojë për herë të parë me presidentin e plagosur dje.

Ai tha se Fico ishte i vetëdijshëm, por ende në gjendje të rëndë dhe se mundi të fliste shkurtimisht me të.

– Gjendja e tij është shumë e rëndë, ka orë dhe ditë të rëndësishme përpara – tha ai.

Sipas informacioneve të “RTVS”, këshilli mjekësor duhet të mblidhet të hënën në spitalin  Roosevelt dhe të vlerësojë gjendjen e tij shëndetësore, si dhe do të merret me një transferim të mundshëm në një institucion tjetër.

Exit mobile version