-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Influenca ruso-turke, Fyle paralajmëron BE-në për Ballkanin: Nxitoni, ndryshe…!

Nëse Bashkimi Europian distancohet nga Ballkani perëndimor, të tjerë lojtarë gjeopolitikë do të përfitojnë menjëherë nga mundësia për të shtrirë influencën e tyre në këtë rajon.
Ish-komisioneri europian i Zgjerimit, Stefan Fyle i dërgon bllokut një mesazh të qartë me deklaratën e bërë gjatë një konferencë të organizuar nga “think tank”-u belg, “Friends of Europe”. Fyle, aktualisht i dërguar special për Ballkanin i Ministrisë së Jashtme çeke, argumenton se ritmi i tanishëm i shtrirjes së BE-së nuk mund të jetë i vazhdueshëm.
Me këtë, njeriu që mbajti nga viti 2000 deri në vitin 2004 portofolin e përgjegjësit të zgjerimit në komision, Barroso, i referohet “pauzës” së pranimit të anëtarëve të rinj, të shpallur nga Jean-Claude Juncker, i cili e ka bërë të qartë se gjatë mandatit të tij, radhët e Bashkimit Europian nuk do të shtohen.
Por, ndërkohë, Rusia dhe Turqia duket se i kanë nisur përpjekjet për mbushjen e këtij vakuumi. Përpos marrëdhënieve të ngushta me Serbinë, të përforcuara akoma më shumë pas sulmeve ajrore të NATO-s gjatë luftës së Kosovës, Moska tani po tenton të ndryshojë edhe drejtimin politik të Malit të Zi, të anëtarësuar rishtazi në NATO, raporton TCH.
Turqia nga ana tjetër ka oreks për ish-territoret e saj otomane ku edhe sot shumica e popullsisë është myslimane si Bosnje-Hercegovina, Shqipëria, Kosova e disa pjesë të Maqedonisë.
Rexhep Taip Erdoani tani vonë foli për “kufijtë e zemrës” së Turqisë duke përmendur aty kryeqytetin e Maqedonisë, Shkupin si dhe qytetin bullgar të Kardzhalit.
Për Fylen, progresi i deritanishëm i Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së është ende tepër i brishtë e nuk mund të mendohet se është mbërritur në pikën ku nuk ka më kthim mbrapa.
Për këtë arsye, arsyeton ai, çdo mosangazhim i BE-së në rajon do të rezultojë me angazhimin e shpejtë të forcave të tjera.
Fyle thekson gjithashtu se që prej BREXIT-it dhe distancimit të anëtarëve të bllokut, për vendet e Ballkanit perëndimor, argumenti se “janë pjesë e Europës”, nuk pi më ujë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img