Site icon PrishtinaPress

Inflacioni, kundërshtar i fortë edhe më 2023

Vitin e kaluar shënoi kulmin. Inflacioni pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik.

Megjithatë, sipas njohësve të ekonomisë, norma më 2023 pritet të jetë më e ulët.

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka thënë për Tëvë1 se masat për ta zbritur inflacionin janë të shumta.

“Inflacioni e arriti kulmin e vet. Masat për ta zbritur inflacionin janë të shumta. Qeveria në dialog me bizneset duhet me sjell masa që do të ndihmonin qytetarët dhe bizneset.

P.sh ka mënyra ku munden me u ulë disa tatime, të rriten pagat ose të subvencionohen një pjesë e një përqindje e mjeteve. Ta zëmë, qytetarëve me ua zbutë atë çmimin e lartë të shportës familjare…”, ka thënë ndër tjerash Rafuna.

Exit mobile version