Inflacioni në Britaninë e Madhe muajin e kaluar u rikthye në nivelin më të lartë të 40 viteve, pasi çmimet e ushqimeve u rritën.
Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) theksuan se ”inflacioni i indeksit të çmimeve të konsumit arriti në 10,1% në shtator, nga 9,9% në gusht”.
Kjo shifër ishte mbi pritshmëritë e ekonomistëve, të cilët kishin parashikuar një shifër prej 10%.
Shifra korrespondon me inflacionin më të lartë 40-vjeçar të goditur në korrik dhe mbetet shumë mbi objektivin e qeverisë prej 2%.
Rritja u nxit nga çmimet e ushqimeve, të cilat u rritën me 14,5 për qind nga i njëjti muaj i vitit të kaluar, që përfaqëson rritjen më të madhe vjetore që nga viti 1980, sipas modelimit të të dhënave.
Ndërkohë, kostot e banesave dhe shërbimeve publike janë rritur me 20,2% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Drejtori i Statistikave Ekonomike të ONS, Darren Morgan theksoi pas rënies së vogël të muajit të kaluar, inflacioni total është kthyer në nivelin më të lartë të parë në fillim të verës.