Site icon PrishtinaPress

Inflacioni 3.2 për qind, perimet e pemët u shtrenjtuan shumë në krahasim me gushtin e 2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës e ka botuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, duke treguar se inflacioninë muajin gusht ishte 3,2 për qind më i lartë se në muajin gusht të vitit 2022.

Në raportin e ASK-së, vërehet se perimet dhe pemët kanë qenë produktet më së shumti të shtrenjtuara.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 3,2% në muajin Gusht 2023 krahasuar me muajin Gusht 2022.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perimet (28,0%), pemët (11,4%), mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë (7,2 %), pijet alkoolike, duhani (6,3%), pijet joalkoolike (5,7%), blerja e automjeteve (5,1%), buka dhe drithërat (4,5%), energjia elektrike, gaz dhe lendet djegëse të tjera (4,5 % ), shërbimet për transport (4,4%), mishi (3.8%) dhe qumështi, djathi dhe vezët ( 2,4 %), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3,4 për qind në IHÇK-it”, thuhet në raportin e ASK-së.

Exit mobile version