3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Infermierja që e mbanë “gjallë” QMF-në në Sharban

Komuna e Prishtinës po përballet tash e një kohë të ketë numër të vogël të stafit mjekësorë. Në disa fshatrat të kësaj komune mjekët janë larguar që nga koha e pandemisë pasi që është dashur të barten në qendër.

Nga komuna thonë se krejt kjo ka ardhur pasi që në regjistrimin e  popullsisë në vitin 2011 numri i banorëve ka qenë i vogël në Kryeqytet dhe numri i mjekëve është ndarë në bazë të numrit të banorëve.

Qe 12 vite është pjesë e ambulantes por Nazlie Uka, që me profesion është infermiere, po përballet e vetme me kërkesa të shumta nga banorët e Sharbanit të cilët jo shpesh herë kërkojnë ndihmën mjekësore.

Uka tash e gati katër vite mban e vetme këtë qendër të Mjekësisë familjare, pasi këtu nuk është asnjë mjek specialist familjar.

Përhapja e pandemisë, u bë shkas që nga kjo ambulant e fshatit Sharban, të mbetet pa doktor.

Qe nga ajo periudhë, Uka vazhdon të punojë e vetme.

“Problem është për një infermier pa mjek pasi mundet mu keqësua gjendja e në veçanti gjatë marrjes së një injeksioni ose infuzioni”, ka deklaruar Nazlie Uka-Infermiere

Ngjashëm si në ketë fshat të Prishtinës,  mungesa e mjekëve është e theksuar edhe në Qendrat e tjera të Mjeksive Familjare në kryeqytet.

“Na kemi problem vazhdimisht me stafin, kryeqyteti ka problem me stafin që nga paslufta dhe kemi një disbalancë me numrin e  banorëve dhe stafit për këtë i kemi njoftu edhe institucionet e tjera”, ka theksuar Bujar Gashi- Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Ky problem sipas drejtorit të shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, do të zgjidhet vetëm atëherë kur do të dihet saktë numri i banorëve.

“Ne po presim qe ketë vit ka fillu një pilotim për regjistrimin e  qytetarëve për mjekë familjarë dhe janë katër komuna në pilot projekt dhe kur të kryhet ne do të dimë se Komuna e Prishtinës ka nevojë me pas më shumë numër të mjekëve”, ka deklaruar Izet Sadiku-Drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.

Ndonëse Sadiku thotë se ketë shqetësim ja kanë adresuar Ministrisë së Shëndetësisë, kjo e fundit ka kërkuar që për çdo çështje të diskutohet vetëm më Komunën e Prishtinës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img