Site icon PrishtinaPress

Infermierja hajneshë e albuminave do të vuajë 18 muaj burg

Infermierja e SHSKUK-së, Emine Rama, do të qëndrojë në burg për 18 muaj pasi është vërtetuar nga gjykata se në mënyrë sistematike i ka vjedhur albuminat e pacientëve të cilat i ka shitur në barnatore private.
Rama është dënuar para disa javësh me dënim me kusht, por të premten Gjykata e Apelit ka marrë vendim që Gjykata e shkallës se parë nuk i vlerësuar mirë provat kur e ka shqiptuar dënimin me kusht, shkruan sot Koha Ditore.
“Një kolegj penal prej tre gjyqtarësh nga Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, e ka miratuar ankesën e prokurorisë, kundër një aktgjykimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 30.05.2016, sipas të cilit e akuzuara E.R-S. ishte shpallur fajtore dhe ishte dënuar me 1 vjet burgim me kusht”, thuhet në njoftimin për media.
Gjykata e Apelit vendosi që aktgjykimi në fjalë të ndryshohet vetëm sa i përket vendimit mbi dënim, dhe e dënoi të akuzuarën me 1 vjet e 6 muaj burgim efektiv./PrishtinaPress.eu

Exit mobile version