4.7 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Infermieri që u ther me thikë, në gjendje stabile – kërkohet mbrojtje institucionale për të gjithë punonjësit shëndetësorë

Infermieri i Klinikës së Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) që u ther dje me thikë është në gjendje stabile pasi iu nënshtruar një operacioni.

Ai është duke e vazhduar trajtimin mjekësor në QKUK.

Kështu është bërë e ditur pas një vizite të U.D të drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

“Dr. Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, i shoqëruar nga Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli, përfaqësuesi i Odës së infermierëve, Muharrem Arifi dhe Flutura Sinani, nga Shoqata për të drejtat e pacientëve, kanë vizituar sot infermierin F. B, i sulmuar dje me thikë, cili pas intervenimit kirurgjik po vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK. Infermieri ishte vizituar edhe ditën e djeshme, menjëherë pas sulmit”, thuhet në njoftim.

Ata gjatë vizitës shprehen keqardhje lidhur me sulmin, duke i ofruar mbështetjen e këtyre institucioneve për infermierin.

Më tej u kërkua mbrojtje institucionale për të gjithë punonjësit shëndetësor.

“Duke i uruar shërim të shpejtë, u urua që ky të jetë rasti i fundit dhe institucionet kompetente të ndërmarrin masa që sulmuesit e punëtorëve shëndetësorë të dalin para drejtësisë. Po ashtu, është kërkuar mbrojtje institucionale për të gjithë punonjësit shëndetësorë. Infermieri ka gjendje shëndetësore stabile”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq Policia ka njoftuar se personi që dyshohet se ka therur infermierin është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe është duke u kërkuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img