-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Infermierët të pakënaqur me koeficientin, kërkojnë nga Qeveria të mos ua ndalë shujtat dhe shtesat

Këshilli Drejtues i Odës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, ka mbajtur një takim urgjent, ku kanë shprehur pakënaqësitë në lidhje me vlerën e koeficientit, por edhe kategorizimet që janë bërë me Ligjin e Pagave për komunitetin infermieror.

Në këtë takim është thënë se asnjë nga kërkesat e përfaqësuesve të OIK lidhur me kategorizimet, nuk janë marrë parasysh derisa vlera e koeficientit është tejet e ulët.

” Kjo është nënvlerësuese për shkollimin dhe angazhimin e infermierëve, kategori kjo e cila edhe ashtu është e predispozuar me të madhe, për të ikur jashtë vendit”, thuhet në e reagimin e OIK.

Andaj, anëtarët e Këshillit Drejtues të OIK kanë vendosur që t’i japin kohë Qeverisë, që të reflektojë dhe krahas kësaj pagese të mbesin në fuqi shtesat si shujtat dhe kujdestaritë, të cilat duhet të jenë të pa cënueshme.

“KD i OIK apelon për të fundit herë tek Qeveria e Republikës së Kosovës, që krahas ekzekutimit të pagave sipas Ligjit të ri, të mos ndërpresë në asnjë mënyrë shujtat dhe shtesat e tjera. Përndryshe, pakënaqësitë e mëdha brenda komunitetit nga trajtimi i pabarabartë sipas niveleve të shkollimit dhe vlera e ulët e koeficientit, do të na shtyejë të kërkojmë veprime ligjore kushtetuese që mund të vënë në pikëpyetje edhe vet Ligjin”, thuhet në reagimin e Këshillit Drejtues të  Odës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë./IndeksOnline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img