9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Infektologu Tolaj flet për Covidin e “zgjatur”, këto janë pasojat tek ata që preken

Ani pse numri i rasteve me COVID është rritur në vend, simptomat nuk janë të vështira për t’i kaluar.

Infektologu Ilir Tolaj në një intervistë për Front Online ka treguar disa nga simptomat e këtij virusi.

Ai ka edhe një kërkesë për autoritetet e shëndetësisë.

“Simptomat janë të llojllojshme në pacientë të ndryshëm si temperaturë të lartë dhimbje të nyejve, humbjen e nuhatjes e shijes te ndonjë pacientë mund të ketë kombinim i të gjithë këtyre që përmenda në aspektin e formës akute nuk paraqet problem. Autoritetet duhet të orientohet më tepër  në rastet të cilat po identifikohet në botë si covid i zgjatur që janë një përqindje e vogël e prekur prej kujtesës, lodhjes kronike të cilat po zgjasin prej 1-2 vjet”, tregoi Tolaj.

Tolaj tregoi se mosha më e prekur me COVID janë të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Ai thotë se shteteve të tjera po u rekomandohet edhe fëmijëve 5 vjeç marrja e vaksinës anti-covid.

“Çdo lloj infeksioni viral është më i rrezikshëm për grup moshat e shtyra personat me sëmundje kronike ky variant nuk bënë një përjashtim. Në vendet që janë me kapacitete infrastrukturore dhe financiare më të vogla rekomandohet që personat e rrezikuar që janë të vaksinohen  edhe me vaksinat e reja të cilat dita ditës po përditësohen varësisht prej nën varianteve që shfaqën në vendet të cilat janë me një nivel më të lartë edhe të sistemit shëndetësor por edhe kapaciteteve financiare po rekomandohet vaksinimi i fëmijëve nga mosha 5 vjeç i gjithë popullatës”, thotë Tolaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img