1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Infektologu Sali Ahmeti: Nëntë të prekur me COVID-19 në Klinikën Infektive, katër prej tyre më rëndë

Infektologu Sali Ahmeti ka treguar se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar nëntë pacientë me të prekur me COVID-19.

Ahmeti në RTV Dukagjini ka thënë se nga këta nëntë pacientë nevojë për oksigjeno terapi kanë vetëm katër prej tyre, përcjell Telegrafi.

“Gjendja e nëntë pacientëve është kryesisht stabile. Katër prej tyre janë në gjendje pak më të rëndë. Ata kanë vështirësi në frymëmarrje dhe kanë nevojë për oksigjeno terapi, por së paku për momentin janë në parametra shëndetësorë të menaxhueshëm. Ne po bëjmë përpjekjet tona që gjendje e tyre të përmirësohet”.

Infektologu ka thënë se gjatë javës së ardhshme edhe një pjesë e pacientëve të shtrirë në Klinikën Infektive do të lirohen.

“Pesë pacientë kanë shterime klinike. Po presim që të negativizohen laboratikisht dhe do të bëhet lirimi i tyre. Po shpresojmë që në fillim të javës së ardhshme edhe ata do të jenë të liruar”, tha ndër të tjera Sali Ahmeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img