Site icon PrishtinaPress

Infektologu Ramadani thotë se simptomat e “Etheve të Nilit” janë të përafërta me COVID-19

Sot në Kosovë është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë me “Ethet e Nilit”.

Për këtë virus ka folur në Info Magazine edhe infektologu, Hamdi Ramadani.

Ai në Klan Kosova tha se simpomat janë të përafërta me gripin ose me COVID-19.

“Mbi 80 për qind të rasteve, e kalojnë në formë të quajtur të lehtë ose asimptomatike, që në mjekësi kjo njihet si subklinike, dhe vetëm një detektim laboratorik specifik mund ta mund ta verifikojë sëmundjen”, tha Ramadani në Klan Kosova.

Pas konfirmimit të rastit të parë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka dhënë detaje.

IKSHPK-ja njoftoi se pacienti fillimisht ka qëndruar në Shëngjin e më pas edhe në Ulqin, derisa pas kthimit nga Ulqini i janë shfaqur simptomat.

“Pacienti është duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, u tha në njoftim.

Exit mobile version