Site icon PrishtinaPress

Infektologu kosovar: Vaksinimi masiv nuk e ka efektin si të ishte kryer për dy muaj

Infektologu Ilir Tolaj thotë se vaksinimi masiv është zgjidhja e vetme për të mposhtur Covid-19. Ai ka bërë thirrje për procedura më të shpejta për vaksinim. Sipas tij, Kosova ka përvojë të mirë në të kaluarën me vaksinim.

“Kur e synoni vaksinimin masiv e synoni që ai të ndodh në bazë të gjerë dhe njëkohësisht sa më shkurt që është e mundur. Ju mund ta arrini një vaksinim masiv pas dy vjetësh por ai më nuk e ka efektin siç do ta kishte nëse do të ishte bërë për dy muaj ta themi’, tha Tolaj në RTV21.

“Kosova ka pasur eksperiencë me vaksinim masiv kundër variola verës ku për dy javë është vaksinuar e gjithë popullata e Kosovës. Kjo ka mund të bëhet edhe tash”, shtoi ai.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se tetë persona kanë vdekur dhe janë regjistruar edhe 2.236 raste me COVID-19, që është një rekord i ri sa i përket infektimeve ditore me koronavirus.

Prej 13 marsit 2020, deri më 19 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 123.098 raste me COVID-19. Prej kësaj shifre, 2.303 raste kanë përfunduar me fatalitet.

Exit mobile version