4.7 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Infektohen me COVID-19 tre mësimdhënës në Suharekë, Muharremaj: Jam pro vazhdimit të mësimit

Gjatë 24 orëve të fundit në mesin e 47 rasteve pozitive me COVID-19 janë edhe tre mësimdhënës nga komuna e Suharekës.

Këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, drejtoresha e Shëndetësisë në Therandë, Besa Kuqi.

“Sipas njoftimit zyrtar të IKSHPK-së sot nga 38 mostra të punuara për mësimdhënësit e komunës së Therandës janë konfirmuar 3 raste Pozitive me virusin SARS-CoV-2 në komunën tonë, ndërsa 35 mostra të tjera kanë rezultuar Negative. Gjithashtu nga rastet gjurmimeve të kontaktit sot kemi vetëm 1 rast pozitiv të konfirmuar në komunën tonë. Si prindër, duhet të marrim përgjegjësinë që na takon, për të mos neglizhuar asnjë nga veprimet e përditshme, për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve tanë, të mësuesve dhe të gjithë komunitetit. Me kujdes çdo ditë do e fitojmë këtë betejë”, shkroi Kuqi.

Kryetari i komunës, Bali Muharremaj është pro vazhdimit të mësimit.

Muharremaj për klankosova tregoi se do të dërgojë kërkesë në Ministrin e Arsimit për përshpejtim të procedurës rreth zëvendësimit të mësimdhënësve që janë infektuar.

“Nesër në ora 8:15 kam takim me task forcën e komunës ku do të diskutojmë rreth kësaj çështje. Në lidhje me rastin e infektimit të mësimdhënësve do të mundohemi të zgjidhim këtë çështje bashkë me MASH-in për përshpejtimin e punës së zëvendësimit të mësimdhënësve meqë kemi mësimdhënës që janë në listën e pritjes”.

“Unë jam i mendimit që të vazhdojë mësimi nëpër klasa dhe jo online”, deklaroi Muharremaj.

Muharremaj mes tjerash bëri të ditur se njëri nga mësimdhënësit ushtron profesionin në fshatin Gelacë ndërsa dy të tjerë janë në shkollën fillore “7 marsi” në Suharekë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img