Site icon PrishtinaPress

Infektimi i zyrtarit, i vendoset “dryri” një Ministrie në Kosovë

Ministria e Pushtetit Lokal nga sot pothuajse do të jetë e boshatisur. E gjitha kjo pasi një punonjës i këtij dikasteri qeveritar rezultoi pozitiv në testimin për Covid-19.

Indeksonline mëson se sekretari i MPL-së ka urdhëruar shërbyesit civil që të vet-izolohen për afro dy javë.

Ndryshe, dje u raportua se këngëtari i njohur dhe zyrtari i kësaj Ministrie, Yll Valla u infektua me koronavirus.

Vlen të theksohet se Ministria e Pushtetit Lokal udhëhiqet nga serbi, Goran Rakiq. Megjithatë, ai dhe stafi i tij i ngushtë pritet që të dalin në punë.

Exit mobile version