Site icon PrishtinaPress

Infantino thirrje Izraelit dhe Palestinës: Jepini fund luftës

FIFA ka bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të konfliktit izraelito-palestinez, në një mesazh drejtuar federatave izraelite dhe palestineze të futbollit, teksa brenda pak ditësh numri i viktimave nga të dyja palët i ka kaluar tre mijë.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, thekson në letrën e dërguar se “bota e futbollit qëndron në solidaritet me popullin e Palestinës dhe Izraelit dhe me të gjitha viktimat e pafajshme” dhe se “do të bëjë gjithçka për të ndihmuar në rivendosjen e paqes dhe shpresës në rajon.”

“Ne e dimë se futbolli nuk mund të zgjidhë problemet e botës, por ai mund të luajë një rol të vogël, duke sjellë një dritë shprese, ku duket se ka vetëm errësirë. Futbolli tregon se është e mundur të bashkohen njerëzit në një mjedis respekti, duke vepruar si mjet paqeje”, shkruhet në letrën e dërguar nga Infantino.

Më shumë se 1 300 njerëz janë vrarë në Izrael që nga nisja e sulmit nga Hamas-i më 7 tetor, ndërsa kundërpërgjigjja izraelite la rreth 1 800 të vdekur palestinezë në Rripin e Gazës.

Exit mobile version