Në Komisionin për Integrime Evropiane ku ishte duke raportuar Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi pati edhe disa përplasje.
Ishte deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani e cila tha se zëvëndëskryeministri s’ftohet me u raportu individëve ose siç u shprej ajo, specifikisht opozitës.
“Zëvëndëskryeministri nuk ftohet me u raportu individëve ose specifikisht opozitës”, u shpreh ajo.
Ndërkaq, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj i reagoi Ujkanit duke i thënë që janë deputet dhe jo individ.
“Nuk jemi individë, por jemi deputet. Qysh mundesh me i thënë deputetit, individ. Nëse ky si zëvëndëskryeministër shkon i përgjigjet çdo individi që i kërkon me u taku ky paska me mbet në rrugë, ky ka ardhur në një institucion kredibil që është Kuvendi i Kosovës dhe që e ka obligim të vijë e të raportoj”, u shpreh Kadrijaj.
Ujkani i tha Kadrijajt që të mos e marrë personale këtë gjë.
“Pse po e merr kaq persona, pse duhet unë tash gjithë kohën të quaj deputete ose përfaqësuese e një subjekti politik, krejt të njohin edhe dijnë”, tha ajo.
Ndërkaq, Kadrijaj pati edhe një replikë për Ujkanin, duke i thënë se po flet kot.
“10 minuta je duke folë, nuk ke folur asgjë, je duke mbajtur ligjeratë. Ti veç fole kot, kot fare, bëj pyetje”, tha Kadrijaj.