1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Indeksi i lirisë së shtypit: Renditja e Kosovës ndër vite

Kosova ka shënuar regres sa i përket lirisë së mediave, sipas organizatës joqeveritare Reporterët pa Kufij.

Në Indeksin e saj Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2024, Kosova renditet e 75-ta nga 180 shtete, apo 19 vende më poshtë sesa vitin paraprak, kur mori vlerësimin më të mirë në një dekadë e gjysmë. Në vitin 2023, Kosova ishte renditur në vendin e 56’të.

Reporterët Pa Kufij në raportin e tyre për Kosovën, kanë theksuar se gazetarët janë target i sulmeve politike ndërsa përmendin se Qeveria me veprimet e saj ka kërcënuar ose abuzuar me lirinë e medias në vend.

Në mënyrë specifike kanë përmendur rastin e televizionit Klan Kosova dhe faktin që drejtori Radio të Televizionit të Kosovës është ish-zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rilind Gërvalla.

“Këtë rënie ne duhet ta shohim në kontekstin e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, në këtë kontekst, gazetarët në Kosovë janë përballur dhe kanë duruar shumë sulme fizike ndaj tyre. Janë me dhjetra sulme të tilla, ndërkohë që Partia në pushtet shtoi trysninë ndaj medias së pavarur. Ka patur dhe një lloj përndjekjeje administrative ndaj stacionit privat televiziv ‘Klan Kosova’. Nga ana tjetër, u bë zgjedhja e drejtorit të televizionit publik, i cili është i lidhur me kampin qeveritar. Pra, janë këto rreziqe të sigurisë dhe rreziqe politike, të cilat ju e dini se kanë patur pasoja të rënda mbi lirinë e shtypit në Kosovë”, ka deklaruar Pavol Szalai, i “Reporterëve pa Kufij”.

Por, si ka qenë renditja e Kosovës në këtë indeks viteve të kaluara?

Në vitin 2009, Kosova është renditur e 75’ta. Një vit më pas, kishte rënë për 17 vende, duke u renditur e 92’ta.

Në raportin për vitin 2012, Kosova ishte renditur e 87’ta, në atë të 2013’ës e 85’ta, në 2014 e 80’ta.

Pastaj në 2015’ën kishte rënë sërish në pozitë duke u renditur e 87’ta, e në 2016 e 90’ta.

Për katër vite pastaj ka pasur ngritje të lehtë. Në 2017’ën ishte e 82’ta, në 2018’ën e 78’ta, në 2019 e 75’ta dhe në 2020 e 70’ta.

Pastaj kishte rënë tetë pozita poshtë, duke u renditur në vitin 2021 e 78’ta. Në 2022 pastah ishte ngritur për 18 vende, duke u renditur e 61’ta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img