Home Baner Incidenti tek rruga B, flasin nga IPK

Incidenti tek rruga B, flasin nga IPK

Incidenti me armë zjarri që ndodhi sonte në Rrugën “B” në Prishtinë, ku u plagos zyrtari i IPK-së, Arsim Beqiri, nuk lidhet me detyrën e tij zyrtare.

Këtë e ka konfirmuar Arbër Beka nga IPK.

Ai bëri të ditur se Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

“IPK ju konfirmon se në incidentin e raportuar sot rreth orës 21:00 në Rrugën ‘B’ në Prishtinë është plagosur një zyrtar i IPK-së. Incidenti nuk lidhet me detyrën e tij zyrtare. Aktualisht Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet, ndërkohë që i dyshuari është tashmë identifikuar dhe në kërkim,” tha Beka/ lajmi.net

Exit mobile version