Site icon PrishtinaPress

Incidenti në Zllatar: Arrestohen babë e bir pasi rrahën një person e u vetëplagos një tjetër

Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar babë e djalë, të cilët në parkingun e një restoranti e kanë sulmuar fizikisht një person tjetër.

Si pasojë e sulmit fizik, viktima ka pësuar lëndime trupore nga mjete të forta, teksa sipas tij, një nga të dyshuarit ka shtënë me armë në tokë ku si pasojë ishte vetëplagosur.

“Viktima dhe njëri prej të dyshuarve kanë marrë tretman mjekësor. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe kanë sekuestruar dy gëzhoja të pistoletës, ndërsa në veturën e të dyshuarit te QKUK-ja kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, e cila dyshohet se ishte përdorur në rast”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Bëhet e ditur se të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Exit mobile version