E derisa debati vazhdonte, Vuçiq shihej gjithnjë e më i tensionuar.
Në momentin që po flitej për marrëveshjen e Brukselit, Vuçiq ia përmendte Thaçit faktin që Republika e Kosovës nuk e ka përmbushur njërën prej pikave të kësaj marrëveshje, që është themelimi i Asociacionitë të Komunave Serbe.
Thaçi në debat tha se ai asociacion do të themelohet vetëm nëse është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e ky fakt e ka nervozuar Vuçiqin, duke thënë se nuk i intereson fare për Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pasi Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.
E pas këtij momenti, Vuçiq me nerva i ka dhënë Thaçit marrëveshjen e Brukselit që kishte në dorë, duke i thënë që ta lexonte.
“Merre e lexoje, më trego se cilën nga pikat e keni përmbushur. Nuk është në gjuhën serbe, mos u frikëso. Është në gjuhën angleze”, ka thënë Vuçiq.
Megjithatë Thaçi nuk e ka marrë fare mundin për t’u marrë me atë dokumente dhe ka vazhduar të flas.