Site icon PrishtinaPress

Incidenti në Koçan: 101 pacientë të lënduar nga zjạrri po trajtohen jashtë vendit

Është bërë me dije se 101 pacientë të lënduar nga zjarri në Koçan po trajtohen jashtë Maqedonisë së Veriut.

Kështu ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, përmes një konferencë për media ku ka dhënë edhe detaje të tjera rreth tragjedisë.

“72 orë pas tragjedisë së Koçanit, asnjë të vdekur prej këtyre që e përjetuan këtë tragjedi, për momentin. Në shtet te ne mjekohen afër 78 pacientë, 65 janë në klinikat shtetërore dhe 13 janë në klinikat private. 101 pacientë janë jashtë shtetit. Pas mbledhjes së Shtabit të Krizës, konstatuam se të gjithë pacientët fatmirësisht janë në gjendje relativisht stabile. Shpresoj që dalëngadalë disa prej këtyre pacientëve t’i lëshojmë në shtëpi”, tha Taravari.

Exit mobile version