Site icon PrishtinaPress

Incidenti me kulm, objekti i Komunës së Prishtinës mbyllet deri të hënën

Një vajzë pësoi lëndime trupore sot kur çatia e objektit të ri të Komunës së Prishtinës, u rrëzua.

Nga Komuna e Prishtinës deklaruan se shkaktari i rrëzimit të kulmit ishin erëra e forta.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në këtë komunë, Lulëzim Fushtica, në një lidhje direkte për emisionin Kiks, tha se në momentin kur ka ndodhur incidenti, nuk ishin duke u zhvilluar punime.

Për më tepër, ai sqaroi se tenderi që është dhënë për renovimin e këtij objekti, nuk kishte paraparë renovimin e kulmit, por vetëm hapësirat e brendshme të objektit komuna

Fushtica njoftoi se Komuna ka marrë vendim që pas këtij incidenti, objekti i Komunës së Prishtinës të mbyllet deri të hënën.

Komuna ndaloi qarkullimin edhe në dy rrugët afër këtij objekti. E në rast se do të ketë sërish erëra, ato do të bllokohen edhe për qarkullimin e kombësorëve.

Exit mobile version