0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Incidentet në Veri dhe zgjedhjet atje, Haxhiu: Qeveria i bindet kërkesave të KQZ’së

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë konferencës së sotme për media, është pyetur nga gazetarët për qëndrimin e Qeverisë se a duhet të mbahen zgjedhjet për shkak të incidenteve në Veri.

“A na tregoni më saktë se si e vlerësoni ju dhe Qeveria, në këtë pikë ku jemi, incidentet që janë regjistruar në Veri të Kosovës, a konsideron Qeveria që duhet të mbahen këto zgjedhje”, ishte pyetja e gazetares.

Ajo tha se nuk kanë informacione që zgjedhjet nuk duhet të mbahen, por në momentin që do të pranojnë një gjë të tillë do të jap qëndrimin e saj,

“Qeveria i bindet kërkesave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe vepron në bazë të rrethanave dhe sugjerimeve që i japin pastaj institucionet e sigurisë që janë të mandatuara për këtë çështje. Në momentin kur do të kemi informacione të tilla që, ta zëmë zgjedhjet nuk do të mbahen ose nuk do të duhej të mbaheshin, atëherë sigurisht që do të japim qëndrimin tonë. Përndryshe i bindemi kërkesave të KQZ-së, siç e dini është institucion kushtetues dhe është përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve. Prandaj, më lejoni që t’iu njoftoj që nuk kam çfarë të shtoj këtu përveç asaj që e përmenda, në momentin që institucionet e sigurisë do të japin informacione që nuk duhet të mbahen zgjedhjet, atëherë sigurisht që ndryshon edhe qëndrimi. Unë personalisht nuk jam në dijeni, sepse nuk është në mandatin tim, është sigurisht në mandatin e ministrit të Punëve të Brendshme”, ka thënë Haxhiu./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img