-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Incident në Veri: Pesë persona ia bllokojnë rrugën dhe e sulmojnë një 51-vjeçar

Mbrëmjen e së dielës një 51-vjeçar në Veri është përballur me disa persona, që ia bllokuan rrugën dhe e sulmuan për ,motive akoma të panjohura.

Të dyshuarit arritën të ikin nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që viktima ka përfunduar në spital.

Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije se incidenti ka ndodhur në Leposaviq, kur papritmas pesë persona dyshohet se ia zunë pritën viktimës, e të cilit fillimisht ia bllokuan rrugën, e më pas e rrahën fizikisht, duke e goditur me grushte.

I shqetësuar për atë që ndodhi, 51-vjeçari u alivanos dhe nuk arriti t’i identifikojë të dyshuarit, pasi të njëjtit u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke mos lënë gjurmë që mund t’i zbulojnë.

Si pasojë e sulmit fizik, viktima u dërgua menjëherë në spital, ku ka marrë trajtimin mjekësor e më pas është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe nisjen e hetimeve për kapjen e të dyshuarve dhe zbardhjen e motiveve./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img