Site icon PrishtinaPress

Incident në Spitalin e Vushtrisë, shefi i gjinekologjisë gati sa nuk rrahet me një qytetar

Një incident ka ndodhur para hyrjes së Spitalit të Vushtrrisë, mes një familjari të një pacientje dhe Shefit të Repartit të Gjinekologjisë, Blerim Feka.

Përplasja mes tyre ka nisur meqë Feka s’e ka lejuar familjarin që ta vizitojë vajzën që i ishte bërë operacion.

“A është në rregull ti si shef i repartit me ba kësi sjellje. Unë e kam fminë smut o burrë,. Unë po du me hi me pa fminë, ti po i bërtet një gruje që është tu fol drejtpërdrejtë me t.Ajo e ka cikën mrena që e ka ba operacion e ka problem me frymëmarrje, e ti po bërtet në mes të sallës. A është në rregull doktor. Shef i Repartit i thu vetes”, dëgjohet duke thënë qytetari në videon që është publikuar në TikTok.

Ata kanë filluar të fjalosen në objekt, por situata ka eskaluar pasi kanë dalë jashtë. Feka i kthehet familjarit dhe tenton t’ia largojë telefonin, me të cilin ai po e incizonte.

“Kënd po e inicizon ti rrugës”, dëgjohet duke thënë Feka, i cili tenton t’ia largojë telefonin qytetarit që po e incizonte.

“Hima hima, unë babën e kom polic. Qetash ti thirri Policinë. Ti s’e Meriton me qenë Shef i Repartit”, thotë qytetari.

Feka më pas vazhdon drejt hyrjes së spitalit.

Pamjet mund t’i shihni duke klikuar KËTU.VIDEO

Prishtinapress

 

 

Exit mobile version