Një incident i rëndë ka ndodhur pak para ndërrimit të moteve në qytetin e Prizrenit.
Një sasi fishekzjarresh ka shpërthyer. Si pasojë një persona ka pësuar lëndime dhe ësht⌂ nisur për trajtim drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.
Dëme kanë pësuar edhe lokalet e veturat përreth.
Lajmin e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Me datë 31.12.2024 rreth ores 21:33 është raportuar se ne rrugën “Ahmet Prishtina” në Prizren kishte ndodhur nje shpërthim i zjarrit nga ndezja e nje pike shitje e mjeteve piroteknike në trotuar dhe si pasoj është përhap zjarri edhe në lokalet dhe ndërtesat për rreth. Si pasoj e kërij incidneti deri me tani kemi një të lënduar i cili është në Emergjenc, sipas informatave të deritanishmeai është duke u dërguar për në QKUK- Prirshtinë, gjithashtu janë shkaktuar dëm në objektet dhe automjete e parkuara nê afërsi.”, tha Bytyqi.
Sipas tij të gjitha njësit policore përgjegjëse kanë dal në ne vend ngjarje. Gjuthashtu në vendngjarje kanë dal edhe njesiti i zjarrfikesve të cilet kanë arritur ta shuajn zjarrin.
“Duhet cekur Për momentin situata është nën kontroll.”, u shpreh ai.