0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Incident në objektin e komunës në Zveçan, policia ndalon dy persona

Një incident është raportuar të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm para objektit të komunës në Zveçan.

Policia e Kosovës ka hasur në dy persona duke punuar në dyert e ndërtesës së Komunës së Zveçanit. Ata ishin duke salduar hekura në dyert e objektit të komunës.

Zëvendësdrejtori Rajonal për rajonin e Mitrovicës së Veriut në Policinë e Kosovës, Veton Elshani, ka thënë se të dyshuarit janë dërguar në stacion dhe janë intervistuar.

Pas intervistimit ata janë liruar.

“Rreth orës 1 në mëngjes patrullat policore kanë has në dy persona duke punuar në dyert e ndërtesës se Komunës së Zveçanit. Për arsye të prishjes se rendit dhe qetësisë publike dhe me qëllim me kuptu se çfarë po bëjnë aty, këta dy persona janë sjellë në stacion dhe janë intervistu. Të njëjtit janë liruar pas intervistimit”, tha ai për Insajderin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img