Site icon PrishtinaPress

Incident në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha shtyn Alibeajn nga foltorja duke i ndërprerë fjalën

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka tentuar sot të flasë jashtë radhe në foltoren e Kuvendit pasi Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij e quajti Berishën “të vdekur”.

Pas Ramës, fjalën e kishte kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enelekjd Alibeaj i cili doli të fliste para deputetëve.

Megjithatë kjo nuk e pengoi Berishën të ngrihej nga vendi dhe të nisej drejt foltores për të marrë fjalën jashtë radhe. Ai e shtyu dhe e largoi Alibeajn nga foltorja për të marrë fjalën vetë.

Berisha e mori mikrofonin por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk e lejoi të fliste, duke i dhënë më pas edhe masë disiplinore Berishës për aktin.

Rama tha në fjalën e tij se nuk do të bashkëpunojë me PD-në “nëse në krye është Berisha”.  Kjo ka shkaktuar edhe reagimin e Berishës.

Exit mobile version