Telashe me energjinë elektrike janë raportuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, mëngjesin e së martës.
‘’Sot, ne ora 10:40 , kemi pranuar informate për zjarr në trafo dhe për persona të lënduar, në oborrin e Shkollës ‘’Faik Konica’’. Ekipet e zjarrfiksëve menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, nuk ka pasur zjarr, në kontakt me PK-në dhe Ekipet Mjekësore , jemi njoftuar se dy persona janë të lënduar nga rryma. Sipas informatave, nuk kanë qenë nxënës të Shkollës’’ ka thënë Gashi.
Më tutje Gashi ka bërë të ditur se Ekipi Mjekësor i ka dërguar për trajtim personat e lënduar./PrishtinaPress/