Site icon PrishtinaPress

Incident afër komunës në Beograd, Sheshel: “T’q… Gjingjiqin”

Një grup i vogël i njerëzve bllokuan daljen nga parkingu i komunës së Beogradit, kur lideri i partisë radikale serbe Vojislav Seselj i ka shtyrë më makinë njerëzit të cilët ishin duke shtyrë makinën e tij, dhe pastaj është larguar.

Për atë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në parkingun e komunës, Seselj ka folur për gazetën serbe Kurir duke thënë se ai vetëm donte të shtëpinë e tij pa pengesa, transmeton gazetametro.net

“Unë jam kundër kësaj që të bllokojnë rrugët dhe të mos lejojnë njerëzit të kalojnë. Është e drejta ime si deputet dhe askush nuk guxon të ma ndalojë këtë. Disa filluan të largohen e disa të tjerë më kanë sharë, në atë moment e kam hapur derën e veturës dhe u kam thënë të zmbrapsen.”

I pyetur se a është e vërtetë që i ka sharë me emrin e ish kryeministrit serb i cili është vrarë, Seselj është përgjigjur “Jo nuk e kam përmendur Djindjicin fare, mirëpo pasi kanë thënë se e paskam përmendur tash po u them t’q…Djindjic! (deputeti serb shan)

Exit mobile version