Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka bërë të ditur se është inauguruar statuja e Nënë Terezës në Kishën “Notre Dame de Laeken” në Bruksel.
Sipas tij, ky inaugurim e theksoi mesazhin e paqes që Nëna Tereza barti, siç u shpreh ai, në jetë dhe amshim.
“Paqja dhe dashuria mes njerëzve, në një botë plot mirësi, me Nënën Tereze si simbolin e saj, u festua në Meshën e Shenjtë, në Kishën Notre Dame de Laeken, në Bruksel. Inaugurimi i statujës së shenjtores shqiptare dhe laureates së Çmimit Nobel për Paqe vetëm sa e theksoi mesazhin e paqes që Nëna Tereze barti në jetë dhe amshim”, shkroi tutje ai.


