9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Inaugurohet Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Marinë, Bekim Jashari fton qytetarët për nderim…

Në fshatin Marinë të Skenderajt, me 5 tetor, ditë e premte, do të bëhet inaugurimi i Kompleksit Memorial të Dëshmorëve, nismë kjo e kryetarit të kësaj komune, Bekim Jashari.
Ceremonia e inuagurimit të këtij Kompleksi do të bëhet nën përkujdesjen e vet kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari dhe të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
Me këtë rast Garda ceremoniale e FSK-së do të bëjë përcjelljen e rivarrimit të heronjve të kombit, komandantëve dhe kolosëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ilaz Kodra, Mujë Krasniqi dhe Abedin Rexha.
Kjo nismë e kryetarit Jashari nga qytetarët e Kumunës së Skenderajt po konsiderohet si njëra nga ngjarjet me të mëdha dhe më patriotike që kryetari i tyre e ka bërë deri më tani.
Ata thonë që asnjëherë nuk kanë dyshuar në kryetarit Jashari pasi siç shprehen ata “të gjithë e dimë nga cila familje është Bekimi”, duke e lartësuar familien Legjendare të Jasharajve të Prekazit.
Me këtë rast kryetari i Skenderajt,  Bekim Jashari ka ftuarf të gjithë qytetarët që masovikisht të marrin pjesë në këtë manifestim për të nderuar dëshmorët e kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img