0.8 C
Pristina
Friday, January 10, 2025

Buy now

spot_img

Inaugurohet çerdhja në fshatin Milloshevë, Gashi dhe Nagavci theksojnë rëndësinë për edukimin e brezave të rinj

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, inauguruan çerdhen në fshatin Milloshevë. 

Përmes një postimi në Facebook, Gashi theksoi se përfundimi i këtij projekti është mirëpritur nga banorët dhe ka rëndësi të madhe për ofrimin e kushteve të mira për edukimin e brezave të rinj.

Ai falënderoi Ministren Nagavci dhe Drejtorin e Arsimit për mbështetje dhe përkushtim në realizimin e këtij projekti.

“Përfundimi i një projekti të tillë është shumë i mirëpritur nga banorët e fshatit Milloshevë dhe zonave përreth. Ky projekt përfaqëson një vazhdimësi të angazhimit tonë për të ofruar kushte të përshtatshme për edukimin e brezave të rinj, fëmijëve tanë” tha Gashi.

“Ky projekt përfaqëson një vazhdimësi të angazhimit tonë për të ofruar kushte të përshtatshme për edukimin e brezave të rinj, fëmijëve tanë. Përkushtimi ynë në sigurimin e një të tashmeje të mirë për ta, mbetet garanci e një të ardhmeje të ndritur. Falënderoj Ministren Arbërie Nagavci për mbështetjen dhe Drejtorin Komunal të Arsimit për përkushtimin e tij në realizimin e këtij projekti” përfundoi Gashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img