Fondacioni “Hasan Prishtina” të shtunën në kryeqytetin e Kosovës, ka bërë inaugurimin e bustit të heroit kombëtar Hasan Prishtina, me rastin e dy jubileve, atë të 150-vjetorit të lindjes dhe 90-vjetorit të vrasjes së tij.
Mehmet Prishtina, nga ky fondacion tha se, viti 2023 është shpallur si vit i heroit Hasan Prishtina dhe gjatw gjithë viti janë zhvilluar aktivitete në trevat ku heroi ka vepruar.
Kujtojmë se pjesë e kësaj ceremonie ishte e planifikuar të ishte edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, e presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.
Por, u bë e ditur se asnjëri nga liderët e Kosovës dhe Shqipërisë nuk ishin prezent në këtë ceremoni.
Busti i Hasan Prishtinës është përuruar edhe në Peshkopi javën e kaluar, duke u cilësuar kështu frymëzim për të gjithë idealistsët e Kombit .