Kryeministri Edi Rama, në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë tha se kujdestari i xhamisë do jetë kryemyftiu i Tiranës, Bilal Teqja.
Ai falënderoi Presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, duke cilësuar si mik të çmuar për shqiptarët.
“Faleminderit dhe mirënjohës presidentit të Turqisë, miku i im dhe i mirëseardhur në Shqipëri. Qoftë e mbarë edhe këmba e kryemyftiut të Tiranës Bilal Teqja, i cili nga sot do të jetë kryekujdestari i këtij tempulli dhe u priftë e mbara të gjithë besimtarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe na ndihmoftë në rrugën tonë pa kthim e as ndalim drejt majës ku duam të ngremë Flamurin e Skënderbeut e Ismail Qemalit në një Shqipëri të denjë e të mirë për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine e ideje”, tha ai./ abcnews.al