Site icon PrishtinaPress

Inaugurimi i centralit bërthamor, Putin do të takohet sot me Erdoganin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të takojë sot homologun turk, Recep Tayyip Erdogan në Ankara.

Kremlini tha se Putin dhe Erdogan do të ndjekin një ceremoni për fillimin e centralit të parë bërthamor të Turqisë, nëpërmjet Videokonferencës.

Objekti do të ndërtohet me bashkëpunimin rus. Putin dhe Erdogan do të bisedojnë edhe për tregtinë dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik.

Më 4 prill, atyre do t’iu bashkohet edhe presidenti i Iranit, Hassan Rohani, për të biseduar për konfliktin në Siri, në të cilin të tre vendet janë thellësisht të përfshira.

 

Exit mobile version