Site icon PrishtinaPress

Imri Ahmeti, Vjosa Osmanit: Shtëpia e madhe nuk mund të rrënohet nga individ, nuk është pronë e askujt

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, njëri nga figurat kyçe të LDK-së, pak më parë ka postuar një mesazh që duket t’ia ketë dedikuar kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, e që vjen nga kjo parti.

Deklaratave të Agim Veliut, që po kundërshton tash haptazi,Osmanin, iu është bashkuar edhe Ahmeti.

Ai përmes një status në facebook, ka thënë se refuzojnë të hyjnë në vallet personale, të njerëzve që ushqejnë urrejtje e mbjellin klimë përçarëse.

Ai tutje ka thënë se një shtëpi e madhe nuk mund të rrënohet nga individi, duke iu referuar kështu në mënyrë të tërthortë Vjosa Osmanit, e cila për dallim nga parti e saj ishte kundër mocionit të mosbesimit dhe ishte njëra ndër më insistueset që të formohet koalicioni LDK-VV.

Ky është statusi i plotë i tij:

Exit mobile version