1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Imet Rrahmani, kandidat i LDK-së për kryetar të Gjilanit?

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan, nën udhëheqjen e kryetarit të Degës dhe të Komunës, Lutfi Haziri, ka mbajtur sot takim të rregullt me strukturat e saj, përfshirë kryesinë dhe kryetarët e nëndegëve.

Të gjitha strukturat e LDK-së i kanë dhënë mbështetje të fuqishme kryetarit Haziri, duke vlerësuar lartë qeverisjen komunale në udhëheqjen e tij, i cili e ktheu kujdesin e Qeverisë së Republikës në investime, përderisa interesim të madh për Gjilanin ka shfaqur Tirana, Brukseli dhe shtetet tjera mike, duke ia ndryshuar jetën qytetarëve të Gjilanit, thuhet në komunikatën e LDK-së lëshuar nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun, transmeton lajmi.net.

Më tej thuhet se në këto takime, është parë një mobilizim masiv i strukturave të LDK-së, sidomos pas zgjedhjeve të Forumit të Gruas dhe Forumit të Rinisë, ndërkaq janë aktivizuar të gjitha Komisionet e Degës, të cilat kanë paraqitur raportet një-veçare të punës, është miratuar buxheti 2017 dhe po ashtu LDK ka ndarë obligimet organizative për t’u rikthyer në bashkëbisedim me qytetarët.

Strukturat LDK-së në Gjilan janë mobilizuar i fuqishëm për fitoren e radhës, e cila do të jetë sërish plebishitare, edhe atë pa balotazh. Të pranishmit kanë vlerësuar se LDK është shpresë dhe besë për qytetarët e Gjilanit, thuhet tutje në komunikatë.

Po ashtu, Lidhja Demokratike është duke punuar për organizimin e Konventës ditore më 16 prill, kur edhe do të shënohet 27-vjetori i themelimit të partisë së Ibrahim Rugovës në Gjilan.

Ndërkohë, pas një debati të gjatë në kryesi, me propozim të kryetarit Lutfi Haziri, Imet Rrahmani është zgjedhur nënkryetar i Degës, ndërsa Arben Mehmeti sekretar.

Duket se shtyrja e Rrahmanit në krye të degës në Gjilan ka të bëjë me kandidaturën e tij për kryetar të Gjilanit, meqë Lutfi Haziri ka konfirmuar se nuk do të rikandidoj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img