1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Imeraj: Pronat e ndërmarrjeve nuk i takojnë Manastirit të Deçanit

Historiani Shkodran Imeraj ka reaguar lidhur me pronat e ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, për të cilat thotë se duhet t’i kthehen në menaxhim Komunës së Deçanit, pasi sipas tyre, këto prona janë të deçanasve dhe janë pasuri e patjetërsueshme.
Në deklaratën e tij, ai ka shkruar se çdo tentim i përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe zyrtarëve qeveritarë të Kosovës për të jetësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës që i legalizon vendimet e kohës se masave të dhunshëm të Millosheviçit, për të i falur tokat e Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” Manastirit të Deçanit, janë të pa pranueshme dhe të pa zbatueshme.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i Republikës se Kosovës, është vendim anti kushtetuese dhe që bie ndesh me rendin e ri juridik të Kosovës të krijuar pas qershorit të vitit 1999 dhe 17 shkurtit të vitit 2008. I bëj thirrje Qeverisë se Republikës se Kosovës, që të ndërhynë në zgjidhjen e kësaj çështje dhe të mos provokohet opinionin deçanas. Për ne dhe për gjithë qytetarët e Deçanit, janë të pa pranueshme dhe të pa zbatueshme vendimet e kohë se masave të dhunshme”, thuhet më tej në deklaratën e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img