Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Imer Zogaj, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për t’u paraqitur në Hagë.
Këtë e ka bërë të ditur Zogaj, nëpërmjet një njoftimi të publikuar në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook.
Ai ka thënë se ka pranuar ftesë në cilësinë e dëshmitarit.
Zogaj do të udhëtojë në Hagë, më 21 janar të këtij viti.
“Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndier më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së”, është shprehur ai.
“Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime!”, ka deklaruar Zogaj.