Në stadiumin “Fadil Vokrri” po zhvillohet ndeshja në mes të Kosovës dhe Zvicrës e vlefshme për kualifikim në “Euro 2024”.
Stadiumi i kryeqytetit është mbushur me tifozë të dyja ekipeve duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.
Në tribuna tifozët Dardanë kishin përgatitur një koreografi për të nderuar lojtarët e Kosovës, policët, ushtarët dhe mjekët.

Ndërsa në krye të kësaj koreografie nuk mungonte as ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora me shallin me flamurin e Kosovës.
Koreografia u shoqërua nga thënia: “Mëmëdheu qan për trima e burra, por jo për qyqarë e tradhtarë”.
Kujtojmë që artistja shqiptare me renome ndërkombëtare së fundmi ngjalli polemika të shumta pasi në koncerti e saj në Hungari mbajti flamurin serb gjatë performancës.