3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Imazhet e fundit thuhet se dëshmojnë që Putin ka kryer një operacion për kancer

Disa media vunë re se presidenti i Rusisë ka një mbresë në qafë, për këtë arsye filluan spekulimet se Vladimir Putin mund të ishte operuar për kancer.

Një mbresë u vu re në qafën e presidentit rus, nën mjekër, gjatë fundjavës, teksa mbante një qiri në një shërbesë mesnate në Katedralen Ortodokse të Pashkëve të Moskës.

Gazeta britanike Daily Mail rikujton pretendimet e medias së pavarur ruse Proekt, e cila deklaroi një vit më parë se lideri rus vuante nga kanceri i tiroides. Gjithashtu thuhet se kjo mbresë duket qartë në videot dhe fotot e publikuara nga Kremlini nga shërbimi i Pashkëve, por jo gjithmonë duket.

Pavarësisht pretendimeve, nuk ka asnjë provë që 70-vjeçari iu nënshtrua një operacioni për të hequr gjëndrën tiroide, e cila mund të ketë përfshirë një prerje në pjesën e përparme të qafës.

Ndryshe, Putin gjatë një vizite në rajonet e pushtuara ukrainase shihet duke çaluar teksa del prej një veture për tu takuar me disa ushtarakë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img