Disa imazhe satelitore thuhet se kanë zbuluar se ushtria izraelite ka nisur operacionet e saj tokësore në Gazën jugore.
Imazhet, të shkrepura nga Planet Labs PBC të dielën, tregojnë tanke izraelite dhe transportues të blinduar të personelit pak më pak se 3.7 milje (5.95 km) në veri të Khan Younis – një qytet i madh në jug, shkruajnë mediat e huaja.
Siç bëhet e ditur më tej, shumë prej atyre njerëzve që u larguan nga sulmi izraelit dhe fushata e sulmeve ajrore në zonat veriore si qyteti i Gazës tani janë strehuar në dhe rreth Khan Younis.
Atyre u ishte thënë fillimisht të shkonin të shkonin aty.
Dhe dislokimi izraelit tani është bërë pikërisht në perëndim të rrugës Salah al Din, një korridor kryesor veri-jug nga i cili shumë veta iknin.
Atje, siç thuhet më tej, ushtarët izraelitë kanë krijuar “gërmadha të mbushura me mbeturina” rreth disa prej pozicioneve të tyre, të cilat mund të përdoren për “mbulesë”, tha ai.
E luftimet janë raportuar tashmë në zonë, me banorët dhe gazetarët në terren duke thënë se ka pasur sulme ajrore intensive izraelite.
Ndërkohë Forcat Mbrojtëse të Izraelit u kërkuan njerëzve në gjashtë lagje në ose në afërsi të Khan Younis që të evakuoheshin