Imami Fadil Musliu thotë se adhurimi ndaj Zotit duhet të fillojë që në moshën e pubertetit.
Ndërkaq, sa i përket agjërimit, ai ka thënë se këtë duhet ta bëjnë edhe fëmijët.
Këto deklarime i bëri në një paraqitje për lajmi.net, teksa foli për përfitimet e agjërimit në përgjithësi.
“Adhurimi duhet të fillojë në moshën e pubertetit”, ka thënë mes tjerash Musliu.
Më poshtë edhe prononcimi i tij, teksa kujtojmë se sonte, besimtarët myslimanë i dhanë fund agjërimit të Ramazanit për këtë vit kalendarik, ndërsa nesër festojnë njërën prej dy festave kyçe në besimin Islam, Fitër Bajramin.