1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Imami kosovar viziton kampin ku do të qëndrojnë afganët: S’mungon asgjë, kanë hapësira për t’u falur

Imami kosovar Labinot Maliqi sot ka parë nga afër përgatitjet që po i kryen ushtria amerikane për të mirëpritur refugjatët afganë në kampin Bondsteel.

Ai u shpreh se atyre nuk do ti mungojë asgjë, madje nuk mungojë as hapësirat për faljen e namazit për të dy gjinitë, shkruan Indeksoline.

Gjatë kësaj vizite, imami Maliqi u nderuar me një emblemë nga komandanti.

Postimi i plotë:

Sot isha i nderuar të shikoj nga afër përgatitjet që janë duke i kryer ushtria e ShBA-ve për të mirëpritur mijëra refugjatë afganë në kampin ushtarak Bondsteel. Çfarë pash aty, vërtetë më ka emocionuar shumë.

Për aq kohë sa do të qëndrojnë në Kosovë, familjeve afgane nuk do t’ju mungoj asgjë. Përveç çdo detaji tjetër që ishte mundësuar nga ushtria amerikane me një kujdes të veçantë, nuk mungonin hapësirat ekskluzive dhe shumë të përshtatshme për faljen e namazit për të dy gjinitë, për marrjen e abdesit, për pastrim dhe fjetje, dhe me një konsideratë e përkushtim maksimal duke i kushtuar ushqimit hallall që do t’ju servohet refugjatëve afganë tri shujtja gjatë ditës.

Gjatë kësaj vizitë të paharruar dhe shumë emocionuese, isha poashtu i nderuar të pranoj një dhuratë/emblemë nga komandanti, të cilën e çmoj shumë dhe do ta mbaj me krenari.

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin e saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img