Site icon PrishtinaPress

Imami i xhamisë së Podujevës, dikur asamblist i LDK-së, tash anëtar i PDK-së?! (Foto)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar para dy ditësh zyrat e kësaj partie në Podujevë.

Ai vizitoi degën e PDK-së bashkë me Kadri Kastratin, me të cilin shpërndau librezat për 100 të rinj që iu bashkuan partisë, shkruan Indeksonline.

E në këtë ngjarje është parë edhe imami i Xhamisë së Madhe të Podujevës, Idriz Bilalli. Kjo bie në sy pasi që vite më parë Bilalli ka qenë asamblist i LDK-së në Komunën e Podujevës, e tani po shihet në shoqëri të kreut të PDK-së.

Nuk dihet se a është anëtarësuar Bilalli në PDK apo vetëm ka qenë si mysafir, por mbetet të shihet pasi që të enjten janë bërë disa aderime në partinë më të madhe në vend.

Exit mobile version