Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar para dy ditësh zyrat e kësaj partie në Podujevë.
Ai vizitoi degën e PDK-së bashkë me Kadri Kastratin, me të cilin shpërndau librezat për 100 të rinj që iu bashkuan partisë, shkruan Indeksonline.
E në këtë ngjarje është parë edhe imami i Xhamisë së Madhe të Podujevës, Idriz Bilalli. Kjo bie në sy pasi që vite më parë Bilalli ka qenë asamblist i LDK-së në Komunën e Podujevës, e tani po shihet në shoqëri të kreut të PDK-së.
Nuk dihet se a është anëtarësuar Bilalli në PDK apo vetëm ka qenë si mysafir, por mbetet të shihet pasi që të enjten janë bërë disa aderime në partinë më të madhe në vend.