Site icon PrishtinaPress

Imami i xhamisë në Prishtinë raporton se u kërcënua: Pislamik serb, xhamitë në shqiptari prodhojnë turq

Rastet e nxitjes së përhapjes së urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit midis grupeve të ndryshme, duke përfshirë ato racore, fetare, etnike e të tjera nuk janë edhe të rralla në vendin tonë. Për një rast të tillë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet pas denoncimit të imamit të një xhamie në kryeqytet.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për imamin e Xhamisë së Bledit në rrugën “Xhavit Ahmeti”, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë të mërkurën në mbrëmje.

Sipas informacioneve të para, viktima ka raportuar se është kërcënuar nga një person përmes Facebook-ut, i cili i ka lënë disa mesazhe, që nisin urrejtje.

Bazuar në dëshminë e tij, personi i dyshuar i është drejtuar me fjalët “Pislamik serb, xhamitë në shqiptari janë fabrika për prodhimin e turqve”, thonë të njëjtat burime.

Pas raportimit të rastit dhe deponimit të dëshmive, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

Ndryshe, kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.

Exit mobile version